Aktualitet

Prokurori italian: Deri më tani janë deri në 1200 viktima nga mashtrimet me Call Center-at! Nuk kemi arritur t'i rikuperojmë paratë

Ai bëri dhe një paralajmërim për të gjithë duke thënë se paraja nuk mund të investohet në mënyrë të jashtëligjshme.

26 Tetor 2022, 10:45 Nga e.k
Prokurori italian: Deri më tani janë deri në 1200 viktima nga
Raffaele Tito

TIRANË- Prokurori italian Raffaele Tito u shpreh se numri i përgjithshëm i qytetarëve italian që janë dëmtuar nga mashtrimet përmes Call Centareve arrin deri në 1200. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Prokurorin e SPAK ai u shpreh se nuk kanë arritur që të rikuperojnë paratë pasi sipas tij është shumë e vështirë. Ai bëri dhe një paralajmërim për të gjithë duke thënë se paraja nuk mund të investohet në mënyrë të jashtëligjshme.

"Faleminderit për ndihmën e dhënë. Nga hetimet e para janë 220 viktima në Itali. Një numër mjaft i madh parash të humbura. Nga kontrollet e kryera dje mendojmë se viktimat arrijnë deri në 1200. Prokopimi im është i fituar plotësisht. Intersei i të gjithëve është që këto para të investohen nga persona të ndershëm dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para deri në këto momente. Është shumë e vështirë ti rikoperosh. Dua t'i paralajmëroj të gjithë, paraja nuk mund të investohet kështu por në rrugë të ligjshme. Që mos të jenë ziliqerë sa i përket fitimit të parave. Pra kur ka fitime të shpejta ka diçka që nuk funksionon. Prezenca dhe ardhja jonë këtu tregon rëndësinë që ne i japim. Nuk është pra vetëm viktimat por dhe bota ekonomike nuk përfiton nga kjo mënyrë kriminale për të fituar para. Në saj të instrumentave ligjor që Shqipëria ka me Italinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare është krijimi i një skuadre të përbashkët hetimore që solli këtë rezultat. Kjo do të thotë që Policia shqiptare të kryejë hetime në Itali dhe Italia në Shqipëri."-tha prokurori. 

Deklarata vjen në momentin kur SPAK bashkë me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal që mashtronte mbi 1200 qytetarë italianë. Në pranga kanë rënë 3 persona shqiptarët, Elisa Caci dhe Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këta persona kishin përfituar deri në 10 milionë euro nga mashtrimet online përmes bursave dhe i investonin në kriptovaluta. Skema e mashtrimit është komplekse dhe ka prekur edhe disa vende në BE. Vlera prej 10 milionë euro mendohet të jetë vetëm ‘maja e ajsbergut’, pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të pastrimit të parave të përfituara nga mashtrimi në kriptovaluta./Dosja.al 

operacioni dream earnings raffaele tito

Sondazh

Poll