Aktualitet

MASHTRIMI përmes call center, SPAK: Autorët shënjestronin italianët e vetmuar gjatë pandemisë

Përfaqësuesi i SPAK u shpreh se mashtruesit krijonin afrimitet me viktimat duke u përpjekur që t'i zhvasnin para.

26 Tetor 2022, 10:37 Nga A.B
MASHTRIMI përmes call center, SPAK: Autorët shënjestronin
Konferenca

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, për të dhënë detaje në lidhje me operacionin 'Dream Earnings', i cili zbuloi skemën e përdorur nga shqiptarët që mashtronin italianët permes call center.

Përfaqësuesi i SPAK u shpreh se mashtruesit krijonin afrimitet me viktimat duke u përpjekur që t'i zhvasnin para. Ai theksoi se autorët synonin më shumë që të përfitonin para nga italianët të cilët ishin të vetmuar në periudhën e Covid.

“Gjatë hetimit rezultoi se autorët ishin të saktë për të bindur qytetarët të derdhnin mijëra euro. Ishin shumë të afërt me viktimat, silleshin si miq të vetmuar të viktimave duke përfituar edhe nga vetmia nga covid, i insistonin për të blerë aksione në Amazon të cilat do u sillnin fitime brenda një javë. Investimi më tej shtrihej tek kriptovalutat Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Besnikëria e klientit ishte aq efikase sa i lejonin përdorimin e kompjuterit të viktimës në kohë reale. Të shpeshta ishin edhe kontrolle emaileve dhe fotove në kompjuter. Kjo përdorej për presion duke i kërkuar investime e duke qenë agresivë. Analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta e bëheshin të pagjurmueshme. Administratoti e dy konsulentët më të zotë. Dje u sekuestrua serveri qendror që bllokoi edhe të gjithë aktiviteti”, u tha në deklaratë nga përfaqësuesi i SPAK.

 

opercioni dream earnings

Sondazh

Poll