Aktualitet

Personi I.M në dosjen e Autoritetit, Tufa: Ky person është nga Librazhdi

Tufa deklaron se personi me inicialet I.M për të cilin përflitet Meta është një person nga Librazhdi që vetëm emrin ka të përbashkët me ish-presidentin.

26 Tetor 2022, 09:29 Nga A.B
Personi I.M në dosjen e Autoritetit, Tufa: Ky person është nga
Agron Tufa

TIRANË- Shkrimtari Agron Tufa deklaron se ligji i dosjeve është vetëm propagandë e qeverisë që u iniciua nga një e-mail anonim me qëllimin e vetëm për të goditur Ilir Metën. Teksa ishte i ftuar në emisionin Noë në Euroneës Albania, ai u shpreh se prej kohësh ka denoncuar me emra dhe mbiemra mbi bazën e dokumenteve origjinale edhe njerëz të njohur në politikës, por nuk u morën parasysh nga Autoriteti i Dosjeve.

Sipas tij, personi me inicialet I.M për të cilin përflitet Meta është një person nga Librazhdi që vetëm emrin ka të përbashkët me ish-presidentin.

“Personi që vazhdon të mbahet ende në gojë, është një emër tjetër homonim dhe është nga Librazhdi. Për këtë kam burime të tjera. Turpi i votimit të këtij ligji është se po bëhet një lojë. Ky ligj i mbyll hermetikisht dosjet ngre një çështje njerëzore për ndërgjegjen qytetare: pse kufizohen vetëm tek bashkëpunëtorët, po për oficerë e sigurimit të shtetit që sot drejtojnë institucione të shoqërisë”, tha Tufa.

ilir meta agron tufa

Sondazh

Poll