Aktualitet

Donte me patjetër foto tek shkallët/ Shqiptari zihet me policët në Spanjë, i kërcënon me vdekje (Historia)

E gjitha filloi kur 47-vjeçari e ka kërcënuar edhe me vdekje pasi kolegët e të lënduarit i kishin kërkuar shqiptarit, banues në Quadraro, të mos ulej në shkallë ishte e ndaluar.

24 Tetor 2022, 15:40 Nga k.m.
Donte me patjetër foto tek shkallët/ Shqiptari zihet me policët
Foto ilustruese

SPANJË- Për një fotografi i ulur në shkallë, ai nuk ka ngurruar të ofendojë dy oficerë policie dhe të sulmojë një koleg të tyre që i kishte kërkuar dokumentet. Përfundimisht një 47-vjeçar shqiptar me nënshtetësi italiane u arrestua nga oficerët e policisë bashkiake pranë stacionit të metrosë në Piazza di Spagna, ku po hynte për t'i shpëtuar kontrollit, duke lënë pas gruan e tij, e cila më pas u raportua se kishte ndihmuar arratisjen e bashkëshortit të saj duke u përpjekur të vononte ndërhyrjen e operatorit.

Donte me patjetër foto tek shkallët/ Shqiptari zihet me policët

Efektivi i Bashkisë është trajtuar dhe ka dalë nga spitali me prognozë disaditore. 

E gjitha filloi kur 47-vjeçari e ka kërcënuar edhe me vdekje pasi kolegët e të lënduarit i kishin kërkuar shqiptarit, banues në Quadraro, të mos ulej në shkallë ishte e ndaluar. Këtu nisi edhe përplasja. Në këtë rast, shqiptari u bllokua me ndihmën e një të riu të huaj që punon si oficer sigurie në një dyqan në qendër dhe i cili ndërhyri edhe pse u godit me shkelma dhe grushta./roma.corriere.it

spanje arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll