Aktualitet

Autostrada Thumanë-Kashar/ Bonorët e Bërxullës sërish në protestë: Firma të largojë mjetet! Qeveria të ulet në bisedime

Sipas tyre projekti ka ndryshuar disa herë gjatë rrugës dhe ka shumë parregullsi si dhe kërkojnë transparencë të plotë mbi procesin si dhe dëmshpërblim me çmim tregu të tokave dhe banesave të tyre. Ata i kanë bërë thirrje firmës së ndërtimit që të ndërpresë punimet.

24 Tetor 2022, 14:21 Nga e.k
Autostrada Thumanë-Kashar/ Bonorët e Bërxullës sërish
Banori duke folur në protestë

THUMANË- Banorët e fshatit Bërxullë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë transparencë mbi procesin dhe dëmshpërblim me çmim tregu të tokave dhe banesave të tyre.

Sipas tyre projekti ka ndryshuar disa herë gjatë rrugës dhe ka shumë parregullsi si dhe kërkojnë transparencë të plotë mbi procesin si dhe dëmshpërblim me çmim tregu të tokave dhe banesave të tyre. Ata i kanë bërë thirrje firmës së ndërtimit që të ndërpresë punimet.

"Katër milion e gjysëm dylymi, kush është ai që e jep tokën kaq lirë", tha banori.

"Kjo rrugë që kalon në mes të tokave tona a ka rrugë dytësore se ne nuk kemi ku kalojmë", tha një banor tjetër.

"Është një projekt fantazëm që është bërë në zyra dhe nuk është konsultuar. Firma të largojë urgjentisht mjetet dhe qeveria të ulet në bisedime", tha banori.

Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

protesta ne berxulle

Sondazh

Poll