Aktualitet

Në kërkim prej 2015-ës për trafik të lëndëve plasëse, arrestohet 33-vjeçari në Durrës (EMRI)

Policia e Durrësit vuri pak ditë më parë në pranga njërin nga bashkëpunëtorët e tij, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

24 Tetor 2022, 14:09 Nga A.B
Në kërkim prej 2015-ës për trafik të lëndëve
Policia

DURRËS- Febjus (Dritan) Dauti është arrestuar ditën e sotme nga Komisariati i Policisë së Durrësit. Ky person, ishte i dënuar me 4 vjet burgim për tentativë për trafikim të lëndëve plasëse. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 persona të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.

Policia e Durrësit vuri pak ditë më parë në pranga njërin nga bashkëpunëtorët e tij, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lokalizohet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Durrës, një tjetër i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim për tentativë për trafikim të lëndëve plasëse. Pak ditë më parë, në kuadër të operacionit “ëanted”, Policia e Durrësit vuri në pranga njërin nga bashkëpunëtorët e këtij shtetasi, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjet e një shtetasi të kërkuar, bënë lokalizimin dhe ndalimin e Febjus (Dritan) Dautit, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse. Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, në kuadër të operacionit “ëanted”, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti. Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres febjus dauti

Sondazh

Poll