Aktualitet

Pallatet e dëmtuara, punimet e dobëta/ Banorët në Durrës në protestë: Shkallët janë të prishura, u bllokuam në ashensor

Ndërprerja e bonusit të qirasë prej disa muajsh është një tjetër ankesë qytetare, objektet e dëmtuara të të cilëve nuk janë riforcuar ende.

24 Tetor 2022, 14:09 Nga A.B
Pallatet e dëmtuara, punimet e dobëta/ Banorët në
Proteste ne Durres

DURRËS- Banorët e Durrësit kanë dalë ditën e sotme në protestë para bashkisë për t’u ankuar dhe marrë informacion mbi fatin e banesave të tyre. Banorët ankohen për cilësinë e dobët të punimeve. Një prej tyre ka treguar, nga ndërtimi i dobët ka mbetur e bllokuar ne ashensor.

Ndërprerja e bonusit të qirasë prej disa muajsh është një tjetër ankesë qytetare, objektet e dëmtuara të të cilëve nuk janë riforcuar ende.

DEKLARATAT E BANORËVE:

Nuk ka ndriçim. Shkallët e prishura. Ashensorët të pakolauduar. Po dërgoja vajzën për në shkollë dhe ngela mes kateve. Më nxorri djali kur erdhi nga puna. Ai përdori ashensorin për mallrat që të shmangte marrjen e vinçit, ndaj u prish.”

“Skandaloze është që doli përfaqësuesi i bashkisë dhe firmës dhe thanë që pallati është dorëzuar. Ne flasim për ambientet e përbashkëta se brenda i kemi bërë vetë. Hyjmë në shtëpi në errësirë, ndërsa është bërë tender për t’i bërë nga firma të tëra.”

“Të vijë bashkia në pallat dhe ta mbikëqyre se gjithçka është e prishur.”

“Pallati ynë është në shkallën e dëmit DS4-DS5. Asnjë lloj informacioni s’na kanë dhënë. 3 muaj s’kemi marrë bonus. S’e dimë çdo të bëhet. Jemi as në qiell, as në tokë.  Asnjë gjë nuk kanë bërë. Nuk kemi hyrë. Është DS4.”

proteste ne durres durres

Sondazh

Poll