Aktualitet

Përplasi për vdekje 12-vjeçarin, efektivi nga Gjirokastra kishte lidhje familjare me të miturin, tentoi të vriste veten pas ngjarjes

Efektivi i Policisë drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë dhe në ka përplasur tre fëmijë që sapo kishin dalë nga shkolla, mes tyre dhe 12-vjeçarin e familjes Isufi.

24 Tetor 2022, 14:36 Nga F.M
Përplasi për vdekje 12-vjeçarin, efektivi nga Gjirokastra
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një oficer policie në Gjirokastër përfundoi në pranga pas aksidentit tragjik të së shtunës. Estien Dine, 24-vjeç, i cili kishte rreth dy vite që punonte në radhët e policisë, përplasi për vdekje një fëmijë 12- vjeçar. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë të shtunës në fshatin Valere të Gjirokastrës, por nuk u mbyll vetëm me aksidentin.

Dine kishte lidhje familjare me të voglin që ndërroi jetë dhe pasi ka marrë kuptuar tragjedinë që ka shkaktuar, ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Efektivi i Policisë drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë dhe në ka përplasur tre fëmijë që sapo kishin dalë nga shkolla, mes tyre dhe 12-vjeçarin e familjes Isufi.

I vogli është goditur nga pasqyra e krahut të djathtë dhe më pas fëmija është përplasur me shtyllën e tensionit, gjë që ka qenë fatale për jetën e tij. Gazeta Panorama shkruan se fëmija që humbi jetën ishte djali i madh i familjes Isufi në fshatin Valare, ndërsa kanë edhe një fëmijë tjetër më të vogël rreth 8 vjeç. Në gjendje të vështirë ekonomike, babai i të ndjerit punonte si roje objekti.Efektivi vetë është dërguar fillimisht në spital pasi ka tentuar vetë vrasjen dhe më pas është arrestuar.

Njoftimi:

Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E.D.”

estien dine gjirokaster

Sondazh

Poll