Aktualitet

Shqiptari vrau gruan në Itali, 'pendohet' pas krimit, Mecje kërkon falje në rrjetet sociale

Shqiptari mundi të largohej me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e saj.

24 Tetor 2022, 13:56 Nga A.B
Shqiptari vrau gruan në Itali, 'pendohet' pas krimit, Mecje
Alexandra Elena Mocanu

ITALI- Shqiptari Avni Meçje, është penduar pas krimit. Mecje, i cili është arratisur pasi vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu, ka shkruar në rrjetet sociale duke kërkuar falje. Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 24 në Viale Trieste. Aty u gjet trupi i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeçe, banakiere në një qendër tregtare.

Shqiptari mundi të largohej me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e saj. Besohet se ai ndodhet në jug, drejt Veronës, ku ka të afërm. Dhe pikërisht këtyre anëtarëve të familjes ai dyshohet se u tha se ishte në arrati dhe ishte në kërkim.

Ata të shqetësuar, kontaktuan me forcat e policisë duke shprehur frikën dhe duke kërkuar që të bëheshin kontrolle në banesën ku banonte çifti.

Një hipotezë hetimore është se burri është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri.

Avni Meçje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu dy ditë më parë, por krimi u zbulua vetëm një natë më parë, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen. Kjo telefonatë vuri në lëvizje autoritetet që shkuan në banesën e cciftit dhe gjetën trupin e 35-vjeçares së mbështjellë me batanije. Fqinjët rrëfyen për autoritetet se dyshja ziheshin shumë pasi shqiptar ishte xheloz.

avni mecje alexandra elena mocanu shqiptari vret gruan ne itali

Sondazh

Poll