24 Tetor 2022, 14:50
Nga DOSJA
Vëllai i Arjan Marinit
TIRANË- 40-vjeçari Arjan Marini u masakrua me mjete të rënda dhe prerëse nga Sokol Tabaku në mesnatë në objektin e tij natën e 14 tetorit. Arjani ishte në gjumë kur brenda dhomës në të cilën flinte, rreth orës 2 të natës Sokol Tabaku duke kapërcyer murin ndarës dhe e godet pabesisht me sqepar në kokë. Familjarët rrëfejnë se për agresorin nuk ka mjaftuar vetëm një goditje, por për minuta të tëra me radhë ai e ka goditur disa herë dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë dhe e ka ulur trupin e tij në një kolltuk dhe e ka mbuluar me një batanije.
Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e Arjanit pasi ata shprehen se agresori dhe i plagosuri njiheshin prej vitesh dhe po atë ditë ata kanë qëndruar së bashku në një lokal duke konsumuar kafe. Gjendja e Arjanit është e rëndë, mjekët shprehen se rrezikon jetën. 40 vjeçari është në koma. Vëllai i Arjan Marinit ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 duke dhënë detaje për ngjarjen.
Ai tha se vëllai është goditur me sqepar dhe kishte 3 çarje të thella në kokë, teksa kishte humbur shumë gjak.
Në vendin ku ndodhi krimi makabër në Berat ka qenë gazetarja e emisionit “Me Zemër të Hapur” Anila Ahmataj e cila ka dhënë detaje nga kjo tentative vrasje. Vendi është i mbuluar me shenja gjaku, pasi Arjani është goditur me mjet prerës sqepar në mënyrë fatale.
Autori i kësaj ngjarje ka tentuar të largohet me gjithë të plagosurin për ta larguar trupin nga vendi i ngjarjes, tentativë që ka rezultuar pa sukses. Por ai ka hyrë në godinë rreth orës 2:04 të natës dhe në videot e zbuluara tregohet qartë se autori ka hyrë disa herë brenda i qetë. Pronari i lokalit ku kishin qenë të dy, tha se mes tyre kishte pasur një debat.
“Arjani për mua ka qenë djalë shumë i mirë. Sokolin, hera e parë që e shihja. Ata patën një debat dhe dolën jashtë, më pas Arjani iku”, tha pronari.
Marrë nga Balkanweb
arjan marini sokol tabaku
Aktualitet
24 Tetor 2022, 14:36
F.M
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një oficer policie në Gjirokastër përfundoi në pranga pas aksidentit tragjik të së sht...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 14:21
e.k
Banori duke folur në protestë
THUMANË- Banorët e fshatit Bërxullë janë ngritur sërish në protestë dit&eum...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 14:22
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- OSBE ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të tërhequr pr/ligjin kontrovers për medi...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 14:11
F.M
Avni Meçje dhe Alexandra Elena Mocanu
ITALI- Avni Meçje, shqiptari që vrau bashkëshorten rumune në Itali e surprizonte atë...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 14:09
A.B
Proteste ne Durres
DURRËS- Banorët e Durrësit kanë dalë ditën e sotme në protestë para bashkisë për ...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 14:09
A.B
Policia
DURRËS- Febjus (Dritan) Dauti është arrestuar ditën e sotme nga Komisariati i Policisë së Durrësit. Ky person, i...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 14:02
A.B
Portretet
TIRANË- Java e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka hapur siparin në Tiranë, me një ekspozitë befasu...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 13:56
A.B
Alexandra Elena Mocanu
ITALI- Shqiptari Avni Meçje, është penduar pas krimit. Mecje, i cili është arratisur pasi vrau bashk...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 13:49
F.M
Anaid Kaloti, Lear Kurti
TIRANË- Anaid Kaloti, ish-banori i Big Brother ka folur në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 13:38
Luis Gaxhi, Nuredin Dumani dhe Rigers Spahiu
TIRANË- Pas arrestimit të Xhafer Deliut policia kriminale e Elbasanit gjeti dy fotografi atë t&...