Aktualitet

Paketa 'Antishpifje', OSBE: Të kënaqur që Qeveria u tërhoq, legjislacioni të garantojë lirinë e medias

OSBE njofton se legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

24 Tetor 2022, 14:22 Nga A.B
Paketa 'Antishpifje', OSBE: Të kënaqur që Qeveria u
Foto ilustruese

TIRANË- OSBE ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të tërhequr pr/ligjin kontrovers për median, e njohur si paketa e antishpifjes nga agjenda parlamentare. Përmes një reagimi në 'Twitter', OSBE njofton se legjislacioni për median duhet të jetë në përputhje dhe me standartet ndërkombëtare.

”I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare” shkruan OSBE përmes një postimi në Facebook.

Ky reagim, vjen pak javë pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai deklaroi se ndryshimet për ligjin e medias janë tërhequr nga propozuesit. Balla tha se iniciativa ligjore ka rënë e se janë tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh, por që në Kuvend vijon të qëndrojë rezoluta kundër dezinformimit. 

Paketa ligjore Anti-Shpifje u propozua në vitin 2020 dhe kishte të bënte me kompetencat e zgjeruara që i jepen Autoritetit të Mediave Audio-Vizuale, (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike edhe Postare, (AKEP), për të vendosur gjoba të kripura dhe mbyllur portale elektronike nëse, kur sipas tyre, në publikimet online "shpifin dhe cënojnë dinjitetin e individit.” Por, kjo nismë solli debat, pasi në rekomandimet e Komisionit të Venecias këto kompetenca cilësohen si mekanizma që cënojnë lirinë e medias.

osbe paketa antishpifje

Sondazh

Poll