Shqiptari vrau gruan në Itali, 'pendohet' pas krimit, Mecje kërkon falje në rrjetet sociale
Alexandra Elena Mocanu ITALI- Shqiptari Avni Meçje, është penduar pas krimit. Mecje, i cili është arratisur pasi vrau bashk...
Ekspozita “We the Peoples” do të qëndrojë hapur çdo ditë, ku pas sheshit “Skënderbej” do të vendoset edhe në sheshin “Italia” pranë stadiumit Air Albania.
TIRANË- Java e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ka hapur siparin në Tiranë, me një ekspozitë befasuese ku protagonistë janë vetë shqiptarët. Portretet me përmasa gjigante të 333 njerëzve të zakonshëm u vendosën në sheshin “Skënderbej” duke tërhequr kërshërinë e qytetarëve që mund të gjenin midis tyre fytyrat e të njohurve, miqve, të afërmve apo edhe të vetvetes.
Ekspozita “We the peoples”, vepër e artistit të ri David Cuka është vetëm një pjesëz e një koleksioni të madh me 999 portrete shqiptarësh me të cilat ai dokumenton imazhe, gjendje e veprime të jetës së përditshme të qytetarëve, të rinjve e pjesëtarëve nga bashkësi të çdo kategorie, të cilët popullojnë e përbëjnë shoqërinë tonë të shekullit XXI.
Secila foto, e ndërlidhur me të gjitha të tjerat është pjesë e një sistemi organik që vepron si një i vetëm duke dhënë jo vetëm nga ana figurative, mesazhin se fytyra e Kombeve të Bashkuara është ajo që përftohet kur bashkohen fytyrat e të gjithë qytetarëve që përbëjnë kombet e saj. Pranë ekspozitës, përfaqësues të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kanë ndarë me të pranishmit mesazhe mbi rolin e këtij institucioni të madh mbarëbotëror, ku Shqipëria është anëtare prej vitit 1947, e së fundi përkohësisht edhe pjesë përbërëse e Këshillit të Sigurimit, organit më të lartë vendimmarrës të OKB.
Përgjatë javës së Kombeve të Bashkuara është menduar që të dëshmohet sa më mirë afërsia e kësaj organizate globale, me qytetarët prej të cilëve ajo rrjedh, e të cilëve ajo u shërben.
Aktivitetet do të jenë të shumta e do të zgjaten përgjatë gjithë javës e territorit, duke udhëtuar përveç Tiranës edhe në qytete të Shqipërisë si Durrësi, Përmeti e Puka.
Ekspozita “We the Peoples” do të qëndrojë hapur çdo ditë, ku pas sheshit “Skënderbej” do të vendoset edhe në sheshin “Italia” pranë stadiumit Air Albania. Nje pjese e ekspozites do të udhëtoje disa qytete të Shqipërisë ghatë javës së kombeve të bashkuara. (Puke dt 26, Përmet Dt 27 Tetor dhe Durrës Dt 28 Tetor)
https://albania.un.org/sites/default/files/2022-10/jkn_un_week_program_final.pdf
Alexandra Elena Mocanu ITALI- Shqiptari Avni Meçje, është penduar pas krimit. Mecje, i cili është arratisur pasi vrau bashk...
Anaid Kaloti, Lear Kurti TIRANË- Anaid Kaloti, ish-banori i Big Brother ka folur në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë...
Luis Gaxhi, Nuredin Dumani dhe Rigers Spahiu TIRANË- Pas arrestimit të Xhafer Deliut policia kriminale e Elbasanit gjeti dy fotografi atë t&...
Edi Rama TIRANË- Justina Sinani, studente e vitit të 5-të për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Mjekë...
Prokuroria e Lushnjes LUSHNJE- Tetë ish-zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe efektivë policie janë v...
Foto ilustruese MALLAKASTËR- Një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet L.B është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se në ...
Pedagogu TIRANË- Një nga pedagogët e pranishëm në protestë është shprehur se ka pasur presion nga ana e qeveris&eum...
Porti i Durrësit DURRËS- Një 22-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë në Portin e Durrësit. A...
Studentët në protestë TIRANË- Protestës së pedagogëve u janë bashkuar protestës së pedagogëve. Sot, ...
Pedadogia Duke ardhur këtu sot dëgjova se Kosova ka miratuar një ndihmë për të gjithë të rinjtë që studio...