Aktualitet

E vrau në Itali! Publikohet FOTOJA nga shtrati, kur shqiptari surprizonte bashkëshorten rumune me trëndafila e shampanjë

Meçje në dorë mban një shishe shampanjë dhe shtratin duket se e ka zbukuruar me petale trendafili e tollumbace. Nuk dihet se me ç'rast është shkrepur kjo foto, por në mes të çiftit, duket një tortë. 

24 Tetor 2022, 14:11 Nga F.M
E vrau në Itali! Publikohet FOTOJA nga shtrati, kur shqiptari surprizonte
Avni Meçje dhe Alexandra Elena Mocanu

ITALI- Avni Meçje, shqiptari që vrau bashkëshorten rumune në Itali e surprizonte atë me trëndafila e shampanjë. Në një foto që është publikuar në rrjetet sociale dhe nga mediat italiane, dyshja shihen të shtrirë në shtrat teksa pozojnë krah njëri-tjetrit në mënyrë romantike. Meçje në dorë mban një shishe shampanjë dhe shtratin duket se e ka zbukuruar me petale trendafili e tollumbace. Nuk dihet se me ç'rast është shkrepur kjo foto, por në mes të çiftit, duket një tortë. 

Avni Meçje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu dy ditë më parë, por krimi u zbulua vetëm një natë më parë, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen. Kjo telefonatë vuri në lëvizje autoritetet që shkuan në banesën e çiftit dhe gjetën trupin e 35-vjeçares së mbështjellë me batanije. Fqinjët rrëfyen për autoritetet se dyshja ziheshin shumë pasi shqiptar iishte xheloz. 

avni mecje alexandra elena mocanu shqiptari vret gruan ne itali

Sondazh

Poll