24 Tetor 2022, 13:49
Nga F.M
Anaid Kaloti, Lear Kurti
TIRANË- Anaid Kaloti, ish-banori i Big Brother ka folur në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në duart e efektivëve të policisë mbrëmje ne 19 tetorit. Në një lidhje me Skype në ‘Shqipëria Live”, Kaloti tha se Kurti është dhunuar në furgon nga policia dhe se gjithçka ka marrë fund në komisariatin nr.3 të Policisë së Tiranës, duke mbështetur vesrionin e mikut të 32-vjeçarit, i cili dha dëshmi një natë më parë në emisionin ‘Piranjat’. Kaloti u shpreh se e Kurti, në foton që shihet i shtrirë në spitalin e Traumës, është i vdekur. Përsa i përket sëmundjes së epilepsisë, Kaloti u shpreh se mund të jetë e vërtetë dhe se nëna e 32-vjeçarit mund të mos jetë në dijeni pasi ai vetë nëse e ka zbuluar dy javët e fundit, siç thonë shokët, nuk ua ka rrëfyer prindërve.
Intervista:
Prej sa kohësh njiheni?
Më shumë se 10 vite
Kur ka qenë komunikimi i fundit?
Dy ditë para se të ndërronte jetë
Jeni takuar apo keni komunikuar me telefon?
Kemi folur në “Instagram”, aty kemi bisedën e fundit
Çfarë mund të thuash për deklaratat e Policisë? Ke komunikuar me familjen apo mikun që ka qenë me të?
Kam komunikuar me familjarët, kam qenë në ceremoninë mortore. Kam qenë prezent edhe kur erdhi arkivoli. Nuk janë lënë ti afrohet morgut, ka qenë i rrethuar nga policia.
Leari ishte djalë i mrekullueshëm. I thoshte gjërat shumë troç ashtu siç i vinte në mendje. Përveç i sinqertë, fliste për probleme sociale. Ka qenë i dënuar më përpara, ka vuajtur në burg.
Nëna e tij ka thënë që Leari i kishte thënë “nëse do më gjente gjë, nga ata do më vijë”. Për policinë e kishte?
E thoshte shpesh. Natyra pak revolucionare e bënte të kishte përballje me forcat e policisë. Dhe aty ku jetonte kishte shpesh kontrolle. Ai ishte tipi që dilte përpara policëve dhe u thoshte ‘ça doni këtu, na njihni’.
Unë kam marrë kontakt me këtë djalin që ka qenë me të, ai kishte gjithë natën pa gjumë. Djali pohon se kanë qenë 3 policë që e kanë keqtrajtuar.
Në atë gjendje që është ai dhe 15 metra larg Traumës, nuk marrin me e dërguar në spital por e nisin për në Komisariat. Aty nuk i mbajnë këmbët. Nuk e dimë nëse ka gëlltitur lëndë narkotike, por do e tregojë ekspertiza.
Ai është keqtrajtuar në furgon dhe ka ndërruar jetë në komisariat. Ka zbritur nga furgoni duke u dridhur.
Unë lexova në internet dhe hulumtove se çfarë ndodh kur konsumon sasi lënde narkotike.
Ka një mospërputhje me deklaratën e nënës dhe shokut të Learit. Nëna thotë se nuk ka qenë me epilepsi, ndërsa shoku tregon se e ka zbuluar 2 javë më parë.
Për ta sqaruar, Lear nëse është diagnostikuar me epilepsi nuk do ia thoshte nënës menjëherë. Do e mbante për vete derisa ta vërtetonte dhe më pas do u tregonte. Mbase është e vërtetë, mbase jo.
E kanë konfirmuar që është Lear në foton e publikuar?
Rrobat janë të tij, unë e njoh dhe është ai. Të njëjtat rroba kanë ardhur nga morgu, janë ato. E njoh që është ai.
Rrëfimi i Kalotit vjen 3 ditë pasi Lear Kurti, 32 vjeç dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut mbrëmjen e djeshme te Piranjat hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij. /Dosja.al
anaid kaloti vdes lear kurti lear kurti
Aktualitet
24 Tetor 2022, 13:38
Luis Gaxhi, Nuredin Dumani dhe Rigers Spahiu
TIRANË- Pas arrestimit të Xhafer Deliut policia kriminale e Elbasanit gjeti dy fotografi atë t&...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 13:02
F.M
Edi Rama
TIRANË- Justina Sinani, studente e vitit të 5-të për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Mjekë...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 12:54
F.M
Prokuroria e Lushnjes
LUSHNJE- Tetë ish-zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe efektivë policie janë v...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 12:47
e.k
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet L.B është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se në ...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 12:26
F.M
Pedagogu
TIRANË- Një nga pedagogët e pranishëm në protestë është shprehur se ka pasur presion nga ana e qeveris&eum...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 12:06
e.k
Porti i Durrësit
DURRËS- Një 22-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë në Portin e Durrësit. A...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 12:05
F.M
Studentët në protestë
TIRANË- Protestës së pedagogëve u janë bashkuar protestës së pedagogëve. Sot, ...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 11:56
F.M
Pedadogia
Duke ardhur këtu sot dëgjova se Kosova ka miratuar një ndihmë për të gjithë të rinjtë që studio...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 11:57
f.g
Lear Kurti
TIRANE- Avokati i Popullit ka nisur një hetim paralelisht me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për rastin e vd...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 11:51
f.g
Indrit Ndoj
KRUJE- Sajmir dhe Landi Miri janë lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Krujës. Ata akuzoh...