Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Myrtaj: Kërkesat tona janë minimale, Rama të kontrollojë tatimet nëse do

Myrtaj gjatë fjalës së tij, theksoi se nëse Rama do që studentët të jenë profesionistë, nuk duhet që ta zërë gjumi pa plotësuar kërkesat e tyre.

20 Tetor 2022, 12:39 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, Myrtaj: Kërkesat tona janë minimale, Rama
Luan Myrtaj

TIRANË- Pedagogu Luan Myrtaj ka deklaruar se kërkesat e tyre janë minimale dhe se një kryeministër i një shteti sovran do të ishte më i lumturi për të plotësuar ato. Myrtaj gjatë fjalës së tij, theksoi se nëse Rama do që studentët të jenë profesionistë, nuk duhet që ta zërë gjumi pa plotësuar kërkesat e tyre. Në lidhje me vettingun, Myrtaj tha se tatimet në dorë i ka dhe ti kontrollojë.

“Po ta shohim kërkesat që ka vetë protesta janë minimaliste e një kryeministër i një shteti sovran të shikojë që peadgogët ngrihen në protestë e janë minimaliste do ishte njeriu më i kumtur në botë që do thoshte cfarë keni cfarë duhet e si ta ndreqim. Nëse duam të prodhojmë delexhinj kryeministri s’ka pse ta dëgjojë fare këtë protestë, nëse do delenxhinj e copa mishi me dy sy, kryeministri e ministrja me radhë s’kanë pse ta vënë fare ujin në zjarr. Nëse duan të nxjerrin profesionistë e që shoqëria të përparojë atëherë kryeministrin nuk duhet ta zinte gjumi por të vinte këtu e të kërkonte një mijë herë të falur. Sa i përket shantazheve aty i ka tatimet ka për detyrë të na kontrollojë ska pse të ngrejë zërin vetëm kur ka protestë, turp që një kryeminstër 10 vjet në detyrë nuk ka pasur një protestë nga profesorët, është turp që ne këtu nuk kemi rektorët të reshtuar. Kjo tregon sa të shitur e manipuluara janë zgjedhjet universitetin e kanë kthyer në celulë” tha Myrtaj.

luan myrtaj

Sondazh

Poll