Aktualitet

Përplasi fëmijën 4-vjeç në Elbasan/ Dje u rrah nga qytetarët, 26-vjeçari prangoset sot nga Policia

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai akuzohet për “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

20 Tetor 2022, 12:30 Nga k.m.
Përplasi fëmijën 4-vjeç në Elbasan/ Dje u rrah nga
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një 26-vjeçar është prangosur në Elbasan, pasi dje shkakoi një aksident, duke përplasur me makinën e tij një të mitur vetëm 4 vjeç. Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai akuzohet për “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, kishte aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,"-tha në njoftimin e Policisë. 

Aksidenti ndodhi pasditen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit dhe i mituri ndodhet ende në spital për trajtim më të specializuar. Ndërkohë që menjëherë pas aksidentit, dëshmitarët në vendin e ngjarjes, e kanë nxjerrë jashtë makinës dhe e kanë rrahur drejtuesin e mjetit, madje dhe i kanë dëmtuar edhe makinën.

elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll