Aktualitet

Pedagogu thirrje dekanateve: Bojkoti total do të vijojë! Mblidhni sa më shpejtë asambletë

Isufi u bën thirrje pedagogëve të rretheve t’i bashkohen protestës dhe bojkotit sipas të cilit do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat

20 Tetor 2022, 12:27 Nga a.l

Pedagogu thirrje dekanateve: Bojkoti total do të vijojë! Mblidhni sa

Ardian Isufi, ishte në mes të pedgogëve që protestuan ditën e sotme përballë Universitetit Politeknik, tek sheshi “Nënë Tereza”. Isufi u bën thirrje pedagogëve të rretheve t’i bashkohen protestës dhe bojkotit sipas të cilit do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat. Po ashtu në fjalën e tij para pedagogëve, Isufi u bën thirrje dekanateve të mbeldhin asambletë, për të diskutuar problemet në auditorë.

Të marrin në konsderatë 9 pikat të cilat në ditët në vazhdim, padyshim duket qartazi që do shtohen, gjithashtu do informoj që cdo ditë bojkoti total vazhdon te sheshi ku jemi, para sheshit të universitetit politeknik.  Dhe ftoj të gjithë universitetet në rang kombëtar, pavarësisht që universitetet e Tiranës do jenë në shesh cdo ditë në orën 10:00. Gjithashtu edhe pedagogët nga rrethet ftohen në shesh ose të vazhdojnë protestën në universitetet e tyre përkatëse.  Dekanatet të mbledhin sa më shpejt asambletë e tyre sepse është shumë e rëndësishme të mblidhet jo vetëm nga solidarizimet për protestën por të diskutojnë problemet në auditorë”, tha Isufi./ Dosja.al

 

proteste pedagog

Sondazh

Poll