Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Llakaj: Rama po lufton emancipimin, kombin e ka çuar në disfatë 

Llakaj ka deklaruar se kombi ka shkuar në disfatë dhe se ata duhet që përqafojnë Evropën.  

20 Tetor 2022, 12:27 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, Llakaj: Rama po lufton emancipimin, kombin e ka
protesta

TIRANË- Pedagogu në Universitetin e Arteve Vladimir Llakaj ka deklaruar se kryeministri po lufton emancipimin dhe arsimin në vend. Gjatë fjalës së tij, Llakaj ka deklaruar se kombi ka shkuar në disfatë dhe se ata duhet që përqafojnë Evropën.  

“Keni treguar trimëri intelektuale në një diktaturë me ngjyra që fsheh një errësirë të madhe shpirtërore brenda vetes. Lëvizja e parë e Ramës ishte të mbillte palma miliona euro e të rregullonte zyrat miliona eurosh. Ky është diktatori i fundit i postkomunizmit. Ky diktator ka mësuar disa diktatoruc të vegjël do të vazhdojë edhe pas ikjes së tij. Të luftosh emancipimin dhe arsimin, që arsimi është shtylla e shtetit, prej të cilit rrjedhin gjithë të tjerat. Kjo është protest e gjithë shqiptarëve. Ta heqim këtë njeri që e ka çuar kombin në disfatë shpirtërore. Këtij i janë qytetarët nga qytetet e ky thotë të rregullojmë qytetet. Duhet t’u dalim para ktyre qelbësirave të orientit. Duhet të përqafojmë Europën, duhet të kemi stimul shpirtëror”, tha Llakaj.

 

vladimir llakaj protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll