Sport

Akuzohet për mashtrim, të hënën nis gjyqi i Neymar, kërkohen pesë vite burg për brazilianin

Javën e ardhshme Neymar do të jetë në gjyq në Barcelonë. Braziliani do të përballet me pesë vjet burg për akuzat për mashtrim dhe korrupsion.

14 Tetor 2022, 20:17 Nga DOSJA

Akuzohet për mashtrim, të hënën nis gjyqi i Neymar,

SPANJË- Javën e ardhshme Neymar do të jetë në gjyq në Barcelonë. Braziliani do të përballet me pesë vjet burg për akuzat për mashtrim dhe korrupsion. Faktet datojnë që nga viti 2013, kur sulmuesi u transferua nga Santos te Barcelona.

DIS, një kompani investuese braziliane që në atë kohë mbante 40% të të drejtave të lojtarit, pretendon se shifrat e deklaruara në atë kohë nga Barça ishin më të ulëta dhe për këtë kompania paditi O'Ney së bashku me prindërit e tij, dy klubet dhe ish-presidentët Bartomeu dhe Rosell (Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

Gjykata e Barcelonës ka deklaruar se lojtari do të duhet të paraqitet të hënën për ditën e parë të seancës edhe nëse - shpjegon BBC - nuk është e qartë nëse ai do të detyrohet të qëndrojë në Spanjë për të gjithë kohëzgjatjen, vlerësuar në dy javë.

DIS ka deklaruar se do të kërkojë 5 vite burg për Neymar, gjithashtu ndalimin e Rosell dhe Bartomeu si dhe dëmshpërblim prej 149 milionë eurosh. Nga ana tjetër, prokurorët spanjollë duken të orientuar në kërkesën për dy vite burg për lojtarin që do të gjobitej edhe me 10 milionë euro, përveç pesë vitesh burg për Rosellin dhe 8.4 milionë euro gjobë te Barça.

E.Ç (Dosja.al)

neymar brazil barcelona psg

Sondazh

Poll