Sport

Dhimbje dhe lot! Nuk ishte dot në varrimin e babait, Arturo Vidal ndjek funeralin me një video në Instagram (video)

Dhimbje për Arturo Vidal, i cili emocionoi Brazilin në një moment shumë të vështirë të jetës së tij.

14 Tetor 2022, 17:52 Nga DOSJA

Dhimbje dhe lot! Nuk ishte dot në varrimin e babait, Arturo Vidal ndjek

BRAZIL- Dhimbje për Arturo Vidal, i cili emocionoi Brazilin në një moment shumë të vështirë të jetës së tij. Mesfushori 35-vjeçar ka humbur babain e tij Erasmo (u gjet i pajetë në një klub kalërimi), por ka vendosur të mos udhëtojë në Kili, për të qëndruar te klubi brazilian Flamengo pasi këto ditë do të luajë ndeshjen e dytë të finales së Kupës së Brazilit kundër Corinthias.

Lotët në video

Megjithatë, për të prekur zemrën e grupit kuqezi dhe të brazilianëve në përgjithësi, ishin imazhet e shpërthyera në rrjetet sociale, në të cilat shihet Vidal duke shpërthyer në lot teksa ndjek varrimin e babait të tij live në video. Një video që shumë shpejt u bë virale dhe u shoqërua me dhjetëra mesazhe respekti dhe mbështetjeje për kilianin.

E.Ç (Dosja.al)

vidal flamengo brazil

Sondazh

Poll