Sport

Kupa e Botës në Katar, hetim tronditës nga televizioni publik: "Franca në luks dhe punëtorë të shfrytëzuar"

Rreth një muaj pas Kupës së Botës në Katar ka polemika në Francë, ku televizioni publik ‘France 2’ ka transmetuar një reportazh mbi kushtet në të cilat janë strehuar në Doha punëtorët që ndërtuan resortin ku do të qëndrojë përfaqësuesja blu.

14 Tetor 2022, 17:17 Nga DOSJA

Kupa e Botës në Katar, hetim tronditës nga televizioni publik:

KATAR- Rreth një muaj pas Kupës së Botës në Katar ka polemika në Francë, ku televizioni publik ‘France 2’ ka transmetuar një reportazh mbi kushtet në të cilat janë strehuar në Doha punëtorët që ndërtuan resortin ku do të qëndrojë përfaqësuesja blu.

Emigrantë nga Arabia dhe Lindja e Mesme dhe e Largët, punëtorët qëndrojnë në rrethinat e Doha, ajo çka aty quhet një "zonë industriale". Dhoma të ngushta, të mbushura me kacabunj, tualete pa higjenë, lagështirë dhe kondicionerë që nuk funksionojnë me temperaturë 35 gradë.

Hetimi në vend

"Katar 2022: një skandal francez?" titullohet raporti tronditës i transmetuar në programin 'Complement d'enquête', i cili tregon hendekun goditës mes kushteve të jetesës së punëtorëve dhe luksit të hotelit me 5 yje ku do të qëndrojë kombëtarja e Didier Deschamps . “Janë gjëra të vogla, thjesht duhet ti japësh pak ngjyrë”, u përpoq të minimizonte problemet presidenti i Federatës së Futbollit Noel Le Graet.

E.Ç (Dosja.al)

franca kupa e botes

Sondazh

Poll