Sport

Katari do të krijojë “birucat e të dehurve” gjatë finaleve të Kupës së Botës…

Masa do të miratohet, siç thuhet nga vetë organizimi i turneut, në përpjekje për të ruajtur qetësinë mes tifozëve gjatë ndeshjeve.

14 Tetor 2022, 18:22 Nga DOSJA

Katari do të krijojë “birucat e të dehurve”

KATAR - Dhe askush nuk habitet që kjo është Kupa e Botës më e çuditshme dhe më e diskutueshme në të gjithë historinë. Krahas faktit të njohur tashmë të situates, që është dashur të pësojnë punëtorët në ndërtimin e stadiumeve, shtuar me mendimin që vendi arab ka për komunitetin LGTBI, ata e bëjnë Kupën e Botës diçka thuajse dytësore. Kësaj, tani i shtohet edhe masa e fundit që duan të miratojnë në Katar: Përqendrimi në një vend i njerëzve të dehur.

Një nga misteret e mëdha që ka ekzistuar rreth Kupës së Botës ishte konsumimi i pijeve alkoolike nga tifozët. Ka qenë Nasser Al Khater, në një intervistë për Sky Sports, ai që ka zbardhur dyshimin: "Pijet mund të konsumohen në stadiume, vetëm në 'zonën e tifozëve'".

Megjithatë, organizimi i eventit është i vetëdijshëm për rrezikun që mund të paraqesë alkooli i tepërt në një turne me aq tifozë sa në Kupën e Botës. Për këtë arsye ata kanë paralajmëruar një masë për të shmangur problemet: “Ka plane, që njerëzit të jenë esëll edhe nëse kanë pirë së tepërmi”.

Katari do të krijojë “birucat e të dehurve”

Këto plane përkthehen në një lloj "biruce", ku do të mbahen ata persona që kanë konsumuar alkool të tepërt. "Do të jetë një vend, ku ata do të qëndrojnë të sigurt, por mbi të gjitha, që të mos jenë të dëmshëm për të tjerët,"- tha Nasser Al Khater.

Dhe siç dihet tashmë, Katari është një vend me dënime të ashpra për ata që shkaktojnë probleme në hapësirat publike. “Në fund të ditës, përderisa nuk bëni asgjë që dëmton njerëzit e tjerë, nëse nuk po shkatërroni pronën publike dhe për sa kohë që silleni në një mënyrë që nuk është e dëmshme, nuk keni asgjë për t'u shqetësuar,"- shprehen organizatorët e Botërorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll