Sport

VIDEO/ Messi: "Di María dhe Dybala kanë shumë kohë për të qenë në Kupën e Botës"

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës ka dhënë një intervistë në shtëpinë e tij në Paris për 'DirecTV Sports'.

14 Tetor 2022, 17:19 Nga DOSJA

VIDEO/ Messi: "Di María dhe Dybala kanë shumë kohë

FRANCE - Lionel Messi ishte mikpritësi në shtëpinë e tij në Paris e gazetarit Pablo Giralt, i cili së bashku me ekipin e tij 'DirecTV Sports' e intervistuan atë në javën që lojtari nga Rosario mungonte në ndeshjet që PSG luajti kundër Reims, për Ligue 1 dhe kundër Benfikës për Champions League.

Tema qendrore që ata prekën gjatë intervistës që u publikua, ishte përqendruar te dëmtimet e bashkëlojtarëve dhe frika se lojtarët mund të kenë pak më shumë se një muaj kohë para fillimit të Kupës së Botës Katar 2022.

Mesazh për Di Marian dhe Dybalan: "Shpresojmë që të dy të rikuperohen, ata kanë mjaft kohë për të qenë mirë në Kupën e Botës. Shpresoj që të gjithë të arrijmë mirë atje mirë".

Dëmtimet para Kupës së Botës? “Është një shqetësim sepse është një Botëror ndryshe, ju luani në një kohë tjetër dhe ne jemi aq afër, sa çdo gjë e vogël që mund t'ju ndodhë, mund t'ju lërë jashtë. Ja çfarë ndodhi me Paulo (Dybala), me 'Fideo' (Di María)..."

Shqetësimet… “Në nivel personal (dëmtimet) e shqetësojnë këdo dhe duke i parë këto gjëra, e bën më të frikshme dëmtimet. Por unë mendoj se të futesh në lojë, duke menduar për këto mund të jetë kontradiktore. Gjëja më e mirë është të veprosh normalisht si gjithmonë, të luash dhe kjo është mënyra më e mirë për të qenë mire,”- ka thënë ndër të tjera Leo Messi, kapiten i Argjentinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll