Sport

Çfarë e bëri Pirro Dhimën të qante? Ish-peshëngritësi zbulon lajmin e keq: "Nuk mund të shkoj dot në varrim" (video)

Me një ngarkesë të fortë emocionale, Pirro Dhima foli për Aleksandros Nikolaidis, ish-atletin në Taekwondo i cili u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare për shkak të kancerit.

14 Tetor 2022, 18:37 Nga DOSJA

Çfarë e bëri Pirro Dhimën të qante?

GREQI- Me një ngarkesë të fortë emocionale, Pirro Dhima foli për Aleksandros Nikolaidis, ish-atletin në Taekwondo i cili u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare për shkak të kancerit. Peshëngritësi shqiptar dhe fituesi i medaljes olimpike ndodhej në studion e televizionit të ERT dhe nuk i mbajti dot lotët kur përmendi lidhjen e tij me Nikolaidis.

“Aleksandri më admironte, ai ishte fëmija më i mirë. Me Aleksandron jetuam shumë momente dhe ai më merrte në telefon gjithmonë duke më pyetur për Anastasian dhe për fëmijët. Njeri shumë i ëmbël, fëmijë shumë i sjellshëm. Kur u zgjova në mëngjes, sepse dje fjeta vonë në orën dy ishim mbledhur me shokët dhe kishim dalë, u ngrita të bëja gati Nikolakis për në shkollë dhe mora lajmin tronditës" tha Dhima.

"Më morën në telefon dhe më kërkuan të them disa fjalë nesër në varrim, por nuk ia dal dot. Nuk mund të shkoj as në varrim”, vazhdoi ai, pa mundur të mbajë lotët. "Nuk e di, ndoshta vetë jeta më ka bërë kaq të ndjeshëm”, theksoi Pirro Dhima.

Video e Pirro Dhimës

E.Ç (Dosja.al)

pirro dhima peshengritja

Sondazh

Poll