Sport

Te Inter fshehën realitetin mbi gjendjen e Romelu Lukakut nga frika e tifozëve, sulmuesi humbet edhe sfidën me Salernitanën

Për Simone Inzaghin, megjithatë, nuk ka ardhur një lajm i mirë nga infermieria në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit belg.

14 Tetor 2022, 17:30 Nga DOSJA

Te Inter fshehën realitetin mbi gjendjen e Romelu Lukakut nga frika e

ITALI- I rikthyer në Inter në verë, Romelu Lukaku shënoi menjëherë në "Via del Mare" ndaj Lecce në ndeshjen e parë, duke dërguar mesazh të rëndësishëm për ekipin zikaltër, konfirmuar me ndeshjen pozitive të javës së dytë. Lukaku në fakt u detyrua të ndalojë gjatë stërvitjes në prag të ndeshjes kundër Cremoneses, fituar më 30 gusht me rezultatin 3- 1 në San Siro.

Për Simone Inzaghin, megjithatë, nuk ka ardhur një lajm i mirë nga infermieria në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit belg.Shkalla e dëmtimit nuk dukej serioze në vetvete, por belgu do të qëndrojë sërish pushim për ndeshjen e së dielës kundër Salernitana-s, por rikthimi duhet të presë, kur mes datave 22 dhe 29 Inter do të përballet me Fiorentinën, Viktoria Plzen dhe Sampdoria.

Romelu Lukaku ka humbur veçanërisht derbin kundër Milanit dhe ndeshjet e Champions League kundër Bayern, Viktoria Plzen dhe Barcelonës, si dhe ndeshjet e tjera të kampionatit me Torinon, Udinesen, Roma-n dhe Sassuolon.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku inter

Sondazh

Poll