Sport

Kërkohet dorëheqja e gjithë Federatës, për rrëmujën që shkaktoi 132 të vdekur...

Komisioni hetimor siguron se përdorimi i gazit lotsjellës shkaktoi pushtimin

14 Tetor 2022, 17:53 Nga DOSJA

Kërkohet dorëheqja e gjithë Federatës, për

INDONEZI - Komisioni i posaçëm për të hetuar rrëmujën që shkaktoi 132 të vdekur në një stadium futbolli në Indonezi, kërkoi dorëheqjen e të gjithë bordit të drejtorëve të Federatës së Futbollit të Indonezisë dhe vuri në dukje gazin lotsjellës, si shkas për tragjedinë.

Ministri indonezian i sigurisë, Mahfud MD, ka deklaruar se raporti ka vlerësuar provat dhe imazhet nga 32 kamera sigurie për të rindërtuar atë që ndodhi më 1 tetor në stadiumin Kanjuruhan, në ishullin Java.

“Vdekjet, lëndimet dhe viktimat kanë ndodhur për shkak të rrëmujës, pas përdorimit të gazit lotsjellës”,- tha ministri në një konferencë për shtyp për të komentuar raportin.

Në një raport prej 124 faqesh të publikuar këtë të premte, komisioni përcaktoi se presidenti i Federatës së Futbollit Indonezian (PSSI), Mochamad Iriawan dhe ekipi i tij duhet të japin dorëheqjen si përgjegjës "moral" për tragjedinë që ndodhi në Kanjuruhan.

Kërkohet dorëheqja e gjithë Federatës, për

Sipas komisionit, zyrtarët e ligës ishin neglizhues në zbatimin e rregullave të sigurisë, ndërsa kërkuan një hetim ndaj tifozëve, që dhunuan dhe dogjën automjetet pranë stadiumit.

Përveç kësaj, ai akuzon organizatorët e ndeshjes se nuk i kanë hapur siç duhet dyert e stadiumit, gjë që shkaktoi ngërçe, si dhe për mungesë të personelit mjekësor të mjaftueshëm, ndërsa denoncoi përdorimin “pa kriter” të gazit lotsjellës nga policia. Ky komision hetuesish, përbëhet nga krerë ministrish, futbollistë profesionistë, organizatorë ngjarjesh sportive, profesionistë të medias dhe akademikë, ndër të tjera.

Tragjedia në Kanjuruhan, stadiumi i skuadrës Arema në qytetin Malang, ndodhi pasi tifozët pushtuan fushën dhe u përleshën me forcat e sigurisë, të cilët hodhën gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën, pavarësisht se përdorimi i tij në stadiume është i ndaluar nga FIFA.

Kërkohet dorëheqja e gjithë Federatës, për

Në ditën e ndeshjes nuk kishte tifozë të skuadrës rivale, Persebaya Surabaya, por disa tifozë të Arema u futën në fushë, pasi humbën 2-3 dhe u përballën me policinë. Mes viktimave nga rrëmuja janë 2 oficerë policie dhe 33 të mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç, ndërsa ka më shumë se 484 të plagosur, mbi 96 në gjendje të rëndë.

Shërbimet e urgjencës bënë me dije, se shumë vdiqën të asfiksuar ose të shtypur, ndërsa Policia akuzohet për dhunë të tepruar dhe shkaktim të rrëmujës me gaz lotsjellës. Kjo është tragjedia më e rëndë në një stadium futbolli indonezian dhe një nga më të rëndat në botë.

Presidenti i federatës indoneziane, Mochamad Iriawan, ka njoftuar krijimin e një grupi të përbashkët pune, së bashku me FIFA dhe Konfederatën Aziatike të Futbollit (AFC) për të përmirësuar sigurinë në stadiume. Më 18 tetor, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është planifikuar të takohet në Xhakartë me kreun e shtetit indonezian, Joko Widodo.

Kërkohet dorëheqja e gjithë Federatës, për

Choirul Anam, një anëtar i Komisionit Indonezian të të Drejtave të Njeriut, tha të mërkurën se gazi i hedhur nga policia ishte "shkasi" për rrëmujën në stadium. Anam tha, se disa dyer gjoja "pjesërisht të hapura", kontribuan në katastrofë, ndërsa stadiumi kishte kapacitet për 38.054 njerëz, por natën e ndeshjes kishte 42.516 njerëz të pranishëm.

Pas incidentit, presidenti indonezian, Joko Widodo, vendosi hapjen e një hetimi për të zbuluar përgjegjësit e tragjedisë dhe për të vlerësuar veprimet e diskutueshme të policisë, ndërsa pezulloi ndeshjet e ligës deri në përfundimin e hetimeve. Deri më tani, një duzinë oficerë janë pezulluar, përfshirë shefin e policisë Malang, ndërsa njëzet të tjerë janë nën vëzhgim.

Kërkohet dorëheqja e gjithë Federatës, për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll