Sport

“Miliona mama më urrejnë akoma sot”, Ronaldo braziliani kërkon falje pas 20 vitesh, zbulohet arsyeja (video)

Në vitin 2002 një turmë fëmijësh vendosën të kopjojnë modelin e flokëve të futbollistit më të fortë të momentit, fenomenit Ronaldo, i cili u shfaq në Kupën e Botës në Kore-Japoni 2002 me një lloj gjysmëhëne që bëri shumë bujë.

14 Tetor 2022, 17:40 Nga DOSJA

“Miliona mama më urrejnë akoma sot”, Ronaldo braziliani

BRAZIL- Në vitin 2002 një turmë fëmijësh vendosën të kopjojnë modelin e flokëve të futbollistit më të fortë të momentit, fenomenit Ronaldo, i cili u shfaq në Kupën e Botës në Kore-Japoni 2002 me një lloj gjysmëhëne që bëri shumë bujë. Për atë model, braziliani pas dy dekadash vendosi t'u kërkonte falje të gjitha nënave.

Në një intervistë për ESPN, Ronaldo shpjegoi arsyet që e shtynë të zgjidhte atë prerje të flokëve: “Unë kisha pasur një dëmtim dhe njerëzit nuk flisnin për asgjë tjetër. Kështu që vendosa të shkurtoj flokët dhe ta lë atë gjë prapa. Shkova në stërvitje dhe të gjithë më panë me ato flokë të tmerrshme. Por në fund të gjithë po flisnin për këtë dhe harruan dëmtimin tim.” Tha ish-sulmuesi.

Duke folur në emisionin anglez Good Morning Britain në funksion të publikimit të dokumentarit mbi karrierën e tij, Ronaldo donte të kërkonte falje për modelin e flokëve: "Nëna ime dhe miliona nëna në mbarë botën ende më urrejnë sot”, ka rrëfyer braziliani. “Dhe takova njerëz me fëmijë që kishin të njëjtat flokë si unë. Më vjen keq, më vjen shumë keq për këtë!”. Faleminderit Ronnie, ne kemi pritur për këtë falje për 20 vjet.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo fenomeni brazil kupa e botes

Sondazh

Poll