Sport

Deschamps duhet të dorëzojë listën e lojtarëve më 9 nëntor, te Franca vjen lajmi i keq për gjendjen e Kante-s

Mungesë e rëndë për Francën. Trajneri Didier Deschamps do të duhet të heqë dorë nga N'Golo Kanté, pasi mesfushori me shumë gjasa nuk do ia dalë të rikuperohet për Kupën e Botës Katar 2022.

14 Tetor 2022, 19:59 Nga DOSJA

Deschamps duhet të dorëzojë listën e lojtarëve më

FRANCË- Mungesë e rëndë për Francën. Trajneri Didier Deschamps do të duhet të heqë dorë nga N'Golo Kanté, pasi mesfushori me shumë gjasa nuk do ia dalë të rikuperohet për Kupën e Botës Katar 2022.

Lajmi vjen nga gazeta L'Equipe, e cila zbulon se lojtari i Chelseat, pas rikthimit në fushë ka pësuar një dëmtim në kofshë. Pasi luajti dy ndeshjet e para të Premier League-s si titullar, kundër Everton dhe Tottenham, Kante qëndroi jashtë fushave edhe për dy muajt e ardhshëm.

Kur problemi fizik u duk se u kaluar, javën e kaluar francezi pati një tjetër problem fizik, gjë që rrezikon të ndikojë në të gjithë sezonin. Një humbje e papritur për Deschamps, i cili do të duhet të dorëzojë listën përfundimtare të Kupës së Botës më 9 nëntor. Një listë në të cilën N'Golo Kanté me shumë mundësi nuk do të jetë.

E.Ç (Dosja.al)

franca deschamps kante

Sondazh

Poll