Sport

Klopp tregon ‘frikën” ndaj Cityt: “Nëse e bllokon Haaland, do të hapësh hapësira për lojtarë të tjerë të klasit botëror”…

Trajneri i Liverpool-it, nuk e ka fshehur admirimin e tij për sulmuesin e Manchester City-t, para përballjes mes dy skuadrave të dielën, në kuadër të javës së 11-të të Premier League.

14 Tetor 2022, 16:22 Nga DOSJA

Klopp tregon ‘frikën” ndaj Cityt: “Nëse e bllokon

ANGLI - Fillimi i vrullshëm i sezonit nga Erling Haaland (20 gola në 13 ndeshje) nuk i ka shpëtuar askujt dhe sigurisht as Jürgen Klopp, trajneri i Liverpoolit. Ndërsa Reds do të presin Manchester Cityn dhe sulmuesin norvegjez të dielën (17:30), në ditën e 11-të të Premier League, Klopp tha gjërat e mira që mendon për ish-lojtarin e Dortmund.

“Kur luan kundër dikujt që është aktualisht golashënuesi më i mirë në botë, duhet të sigurohesh që ai të mos ketë shumë topa,- u shpreh tekniku gjerman. - Kjo është ajo që ne do të përpiqemi, por padyshim kundër Cityt problemi është, se nëse e neutralizon Haaland, atëherë do të hapësh hapësira për lojtarë të tjerë të klasit botëror. Është një sfidë, është një problem futbolli dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”.

Klopp vlerësoi cilësitë e sulmuesit norvegjez Haaland, por edhe inteligjencën e tij. “Në City, ai ka lojtarë që janë ndër më të mirët në botë dhe që i ofrojnë topa goli,- nënvizoi tekniku gjerman. - Është një montim perfekt”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll