Sport

Gjysmëfinalja e Champions League u zhduk në minutën e 93-të, pastaj kriza e pafund, klubi spanjoll tani rrezikon Serinë C

Në verën e vitit 2010, Sheikh Al-Thani vendos që në Andaluzi është koha që përveç Sevillas të shkëlqejë edhe një klub tjetër. Zgjedhja bie pikërisht te Malaga.

14 Tetor 2022, 16:05 Nga DOSJA

Gjysmëfinalja e Champions League u zhduk në minutën e 93-të,

SPANJË- Në verën e vitit 2010, Sheikh Al-Thani vendos që në Andaluzi është koha që përveç Sevillas të shkëlqejë edhe një klub tjetër. Zgjedhja bie pikërisht te Malaga.
Al-Thani është serioz, shkarkon Jesualdo Ferreira për ta zëvendësuar me Manuel Pellegrinin dhe investon me vendosmëri në merkato, duke sjellë në Malaga lojtarë të kalibrit si Julio Baptista, Van Nistelrooy, Joaquin, Enzo Maresca, Santi Cazorla, Saviola, Santa Cruz dhe Isco.

Investime që i lejojnë klubit të shkojë në vendin e katërt në La Liga dhe të kualifikohet në Champions League. Pas vetëm dy vitesh, ai duket se tashmë është lodhur nga 'lodra' për shkak të disa fërkimeve me institucionet politike spanjolle në lidhje me ndërtimin e një stadiumi të ri dhe një hoteli luksoz.

Rruga e Malaga-s në Champions League është fantastike. Eleminon Panathinaikos në play-off dhe kryeson grupin me 12 pikë përpara Milanit dhe shkon në çerekfinale për herë të parë në historinë e tyre. Kundërshtari është Borussia Dortmund i Robert Lewandowskit.
Ndeshja e parë përfundon 0-0, por në përballjen e dytë, Malaga po fitonte 2-1, por në minutën e 93', Dortmund shënoi me Santana-n në minutën e 93', duke i dhënë fund një ëndrre.

Malaga e mbylli sezonin në vendin e 6-të në La Liga, por nuk u pranua në Europa League për mosrespektimin e rregullave të Fair Play-t Financiar. Nga ky moment, tatëpjeta fillon për ekipin spanjoll. Largohen Isco, Cazorla, Toulalan, Caballero dhe Rondon. Në thelb shtylla kurrizore e ekipit. Ndërkohë, Al-Thani mbyll rubinetat, duke e lënë klubin në një krizë korporative që e çon atë në rënien e pashmangshme në 2018.

Malaga kështu fillon të zhytet në anonimitet. Herë pas here, jashtë kufijve spanjollë, dikush pyet veten se çfarë ndodhi me të. Dhe përgjigja është se ai aktualisht zë vendin e fundit në renditjen e kategorisë së dytë spanjolle, me vetëm një fitore në dy muajt e fundit.Vitin e kaluar klubi u shpëtua nga një mrekulli, por mrekullitë zakonisht ndodhin vetëm një herë. Malaga që në vitin 2013 bëri të gjithë Evropën të ëndërronte, ka të ngjarë të zhytet seriozisht në Serie C.

E.Ç (Dosja.al)

malaga spanje

Sondazh

Poll