Sport

Pep për sfidën ndaj Liverpoolit: “Ndeshja do të luhet në fushë, jo në renditje”

Nëse ‘Reds’ janë në vendin e 10-të në Premier League përpara se të përballen me Cityn të dielën, trajneri i skuadrës nga Manchesteri, tregohet i kujdesshëm ndaj tyre.

14 Tetor 2022, 15:57 Nga DOSJA

Pep për sfidën ndaj Liverpoolit: “Ndeshja do të luhet

ANGLI - Pavarësisht se Liverpool është me 13 pikë në Premier League pas Manchester Cityt, trajneri Pep Guardiola beson se ‘Reds’ janë sfiduesit më seriozë të skuadrës së tij në garën për titull. 

I dyti në renditje, një pikë prapa liderit Arsenal, Manchester City udhëton për në ‘Anfield’ për të sfiduar skuadrën e Jürgen Klopp, i cili ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit. Liverpool është në vendin e 10-të në renditje para ditës së 11-të të Premier League.

“Unë e di cilësinë e këtij ekipi dhe ata e dinë tonën”,- tha Guardiola. - Nëse do të kishin mbetur vetëm tre ndeshje, do t'ju kisha thënë se nuk mund të na kapin skuadrat, por me gjithë javët e mbetura dhe Kupën e Botës, gjithçka mund të ndodhë. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe nuk pres asgjë tjetër. Ndeshja do të luhet në fushë, jo në renditje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll