Sport

Barcelona-Inter, fjalimi i Xavit për lojtarët në tunel, tekniku e ndjeu rrezikun: Kur ai të ketë topin... (VIDEO)

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim me Interin dhe kualifikimi në fazën eliminatore të Champions League po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

14 Tetor 2022, 15:49 Nga DOSJA

Barcelona-Inter, fjalimi i Xavit për lojtarët në tunel, tekniku e

SPANJË- Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim me Interin dhe kualifikimi në fazën eliminatore të Champions League po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Prandaj, klubi katalanas rrezikon të mos kalojë në fazën e grupeve. Xavi Hernandez pas ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer, por nuk kërkoi justifikime.

Megjithatë, trajneri i Barçës e kishte ndjerë aq shumë rrezikun, saqë gjatë rifillimit të pjesës së dytë kishte paralajmëruar ekipin. Por udhëzimet e tij nuk u ndoqën. Xavi kishte identifikuar një kërcënim: topat e gjatë të Onanës. Kamerat e tunelit kapën fjalimin e ish-mesfushorit në pjesën e parë, pak minuta para se skuadrat të ktheheshin në fushë.

“Kur Onana ka topin, të gjithë duhet të ktheheni dhe të mbroni si kafshë. Do të ndodhë: Ai tashmë e bëri një herë dhe ju duhet të mbroheni."

Trajneri kishte pasur një intuitë të madhe dhe të drejtë, por fjalimi i tij ra në vesh të shurdhër. Katalanasit nuk bënë atë që kishte kërkuar Xavi dhe goli i tretë i Interit erdhi pikërisht nga ai top i gjatë i Onanës.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona xavi

Sondazh

Poll