Sport

Galtier i bindur për gatishmërinë e Leo Messit ndaj Olympique Marseille…

Ylli argjentinas mori pjesë në të gjithë seancën stërvitore të PSG-së të premten dhe "është funksional" sipas trajnerit të skuadrës pariziene, për ndeshjen e së dielës (20:45) për javën e 11-të të Ligue 1.

14 Tetor 2022, 15:38 Nga DOSJA

Galtier i bindur për gatishmërinë e Leo Messit ndaj Olympique

FRANCE - Optimizmi është rikthyer në skuadrën pariziene për praninë e Lionel Messit në sfidën kundër Olympique Marseille, të dielën, në orën 20:45, në kuadër të javës së 11-të e Ligue 1. 

“Leo u stërviti këtë mëngjes (e premte), ai bëri të gjithë seancën,- shpjegoi  Christophe Galtier të premten në një konferencë për shtyp. - Do të presim deri nesër (e shtunë) në mëngjes. Ndërsa po ju flas, po, Leo është i gatdhëm”.

Duke vuajtur nga një dëmtim në pulpë, Messi nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të PSG-së: në transfertën ndaj Benficas javën e kaluar (1-1) për Champions League dhe ndaj Reims (0-0).

Galtier i bindur për gatishmërinë e Leo Messit ndaj Olympique

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll