Sport

Miqësore luksit për kuqezinjtë e Kombëtares në Abu Dhabi…

70 lojtarë në listën e Edi Rejës, mes tyre 30 vetëm nga Abissnet Superiore

14 Tetor 2022, 15:35 Nga DOSJA

Miqësore luksit për kuqezinjtë e Kombëtares në Abu

TIRANE - Kombëtarja kuqezi fillon javën e ardhshme grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite, një miqësore luksi kjo, në kuptimin e parë të kësaj fjale, pasi do të zhvillohet në një prej vendeve më të pasura në botë, si Abu Dhabi.

Në aspektin sportiv trajneri Reja do ta ketë të vështirë për të grumbulluar lojtarët kryesorë që ka përdorur në këto 3 vite të tij në krye të pankinës kuqezi, kjo pasi ndeshja e 26 tetorit do të luhet pikërisht në të njëjtën javë, ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e kupave të Europës si Champions League, Europa League dhe Conferecne League, ku disa prej lojtarëve shqiptarë janë pjesë e skuadrave pjesëmarrëse.

Si rrjedhojë, Rejas i është vënë dispozicion një listë e gjatë me 70 lojtarë, ku 40 prej tyre janë emrat e grumbulluar deri më tani, pasi në bazë të marrëveshjes me Arabinë Saudite, për këtë ndeshje duhet 11-tshja më e mirë e mundshme, duke qenë se për ta është edhe testi i parë zyrtar përpara pjesëmarrjes në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Megjithatë, nga ajo listë deri më tani i janë përgjigjur pozitivisht rreth 9 lojtarë, mes tyre sulmuesit Balaj apo Cikalleshi, ndërkohë që edhe për portën do të jenë 3 zgjedhje të mira si Kastrati, Selmani, apo portieri i parë Berisha.

Miqësore luksit për kuqezinjtë e Kombëtares në Abu

Në përfundim të pritjes së përgjigjes së tyre, Edi Reja do të ketë në dispozicion edhe planin ‘B’, ku janë 30 lojtarë të kampionatit shqiptar, ku spikasin emrat e Kallakut, Ismailgecit, Xhixhës, Deliut, Jasir Hasanit dhe disa të tjerë, që gjithsesi do të mbeten në varësi të përgjigjes përfundimtare të lojtarëve kryesorë, në sektorin që do të ketë më tepër nevojë do të zgjidhen emrat e lojtarëve të Abissnet Superiores. Mes emrave do të kishte në listë edhe futbollistë të skuadrës së Ballkanit, por fakti që janë pjesëmarrës në Conference League është e kotë që të pretendohet një zgjedhje e tillë.

Gjithsesi, kjo fundjavë do të jetë përfundimtare për kompletimin e listës që do të niset më 24 tetor drejt Abu Dhabit për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite, e cila paraprinë atë me Italinë, më 16 nëntor, në stadiumin "Air Albania", ndeshje kjo e konfirmuar, si dhe derbi me Kosovën, që mbetet ende i pa konfirmuar zyrtarisht, por që paraprakisht është i planifikuar më 19 nëntor, por akoma pa detaje përfundimtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll