Sport

Fatkeqësia e Olympiakos, ëndërroi me Marcelon dhe James, por është jashtë Europa League

Zhgënjim i madh për tifozët e Olympiakos. Skuadra greke, në fakt, tashmë është e sigurt se nuk do të mund të vazhdojë sezonin e saj në Europa League pas vetëm katër ndeshjeve.

14 Tetor 2022, 15:30 Nga DOSJA

Fatkeqësia e Olympiakos, ëndërroi me Marcelon dhe James, por

GREQI- Zhgënjim i madh për tifozët e Olympiakos. Skuadra greke, në fakt, tashmë është e sigurt se nuk do të mund të vazhdojë sezonin e saj në Europa League pas vetëm katër ndeshjeve. Barazimi ndaj Qarabag i preu këmbët bardhekuqve, që në verë transferuan Marcelon dhe James Rodriguez.

Dy afrime të rëndësishme, veçanërisht ajo e mbrojtësit brazilian, që i bëri tifozët të ëndërrojnë. Në vend të kësaj, zero gola në ndeshjen e kthimit të Qarabag dhe gjashtë pikë larg, që do të thotë lamtumirë shpresave për të vazhduar në Europa League.

James Rodriguez aktualisht është i dëmtuar, ndërsa Marcelo hyri në pjesën e dytë. Dy lojtarët mund të luajnë ende në Europë, por në Conference League: vendi i tretë, që çon në rënie në kompeticionin e ri kontinental është ende i mundur.

E.Ç (Dosja.al)

olympiacos greqi marcelo

Sondazh

Poll