Sport

CAS do të vendosë për pjesëmarrjen e Ekuadorit në ‘Katar 2022’, më 10 nëntor...

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shqyrtojë ankesën e Federatës Kiliane të Futbollit në datat 4 dhe 5 të muajit të ardhshëm. Ata akuzojnë Ekuadorin për falsifikimine dokumentacionit të Bajron Castillo

14 Tetor 2022, 07:19 Nga DOSJA
CAS do të vendosë për pjesëmarrjen e Ekuadorit në
Byron Castillo që ka luajtur për Ekuadorin

ZVICER - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të dëgjojë ankesën e Federatës Kiliane të Futbollit më 4 dhe 5 nëntor kundër vendimit të FIFA-s, për të lejuar Ekuadorin të marrë pjesë në finalet e Kupës së Botës 2022 në Katar. FIFA hodhi poshtë ankesën e Kilit kundër Ekuadorit për aktivizimin e mbrojtësit të djathtë Byron Castillo, me arsyetimin se ai ka lindur në Kolumbi. 

Castillo, i cili luan për León de México, luajti me ekipin ekuadorian 8 ndeshje në zonën kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës, duke përfshirë 2 kundër Kilit.  Ekuadori fitoi një vend për Kupën e Botës, duke u kualifikuar në vendin e katërt, ndërsa Kili përfundoi i 7-ti.

Ekuadori mohoi që dokumentacioni i Bajron Castillos ishte i falsifikuar. Një burim i tha agjencisë Reuters, se CAS i ka kërkuar lojtarit të paraqitet në séance. Sakaq mësohet se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në Zvicrës, pritet të marrë një vendim më 10 nëntor. Kupa e Botës fillon në datën 20. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll