Sport

“Dora e Zotit” del në ankand! Arbitri që e konsideroi të rregullt golin e Maradonën nxjerr në shitje topin për çmimin stratosferik

Është ndoshta topi më i famshëm në botë. Ai që Diego Armando Maradona shënoi në portën e Peter Shilton, fillimisht me famëkeqin 'Dorën e Zotit', më pas në fund të një aksioni personal, që konsiderohet goli i shekullit.

13 Tetor 2022, 21:59 Nga DOSJA

“Dora e Zotit” del në ankand! Arbitri që e konsideroi

EUROPË- Është ndoshta topi më i famshëm në botë. Ai që Diego Armando Maradona shënoi në portën e Peter Shilton, fillimisht me famëkeqin 'Dorën e Zotit', më pas në fund të një aksioni personal, që konsiderohet goli i shekullit. Ishte 22 qershori i vitit 1986 kur Argjentina dhe Anglia sfiduan njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit të Meksikës '86, e fituar më nga amerikano-jugorët, të cilët hynë në histori për dopietën e Maradonës. Arbitri i ndeshjes ishte tuniziani Ali Bin Nasser, i cili sot shpalli vendimin për ta nxjerrë në ankand atë top legjendar.

"Ky top është pjesë e historisë së futbollit - tha ish-arbitrit- dhe është koha e duhur për ta ndarë atë me botën". Çmimi i vlerësuar varion nga 2.5 deri në 3 milionë paund. Topi do të dalë në shtëpinë e ankandeve në Londër Graham Budd Auctions më 16 nëntor si pjesë e një ngjarje të veçantë të Kupës së Botës.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt dhe të interesuarit do të mund të regjistrojnë ofertat e tyre online nga data 28 tetor. Për presidentin e shtëpisë së ankandeve Graham Budd “koha e ndeshjes, historia mes dy skuadrave, prekja e topit me dorë kanë bërë që kjo ndeshje të bëhet një nga më të famshmet dhe emocionale në historinë e futbollit”.Majin e kaluar, fanella e veshur nga Maradona në atë Argjentinë-Angli doli në ankand për gati 9 milionë euro. Topi i përdorur në atë ndeshje të famshme nuk duhet paguar shumë më pak…

E.Ç (Dosja.al)

maradona argjentina

Sondazh

Poll