Sport

E.LEAGUE/ Belotti mban gjallë shpresat e Romës për kualifikim, Fenerbahce, Rennes dhe Freiburg kalojnë në fazën tjetër

Ditën e sotme u luajtën disa takime të raundit të katërt të Europa League.

13 Tetor 2022, 21:29 Nga DOSJA

E.LEAGUE/ Belotti mban gjallë shpresat e Romës për kualifikim,

EUROPË- Ditën e sotme u luajtën disa takime të raundit të katërt të Europa League.

GRUPI A
Arsenal u kualifikua për në raundin tjetër duke arritur një fitore 1-0 ndaj Bodo Glimt që do të thotë fitore e tretë në tre ndeshje me një përballje tjetër për të luajtur. Ishte Saka ai që firmosi 1-0 në minutën e 24-të të pjesës së parë, mjaftueshëm që topçinjtë të arrinin fitoren deri në fund të takimit.

GRUPI B
Rennes dhe Fenerbahce kryesojnë grupin me 10 pikë, tani është një luftë për vendin e parë apo të dytë, por ndërkohë që të dy po festojnë kualifikimin për në raundin tjetër. Në fushën neutrale në Krakov, ëooh shënoi golin e fitores për Rennes në takimin ndaj Dinamos së Kievit. Mes AEK Larnaca dhe Fenerbahce, Joao Pedro shënoi në të 16-ën për turqit, ndërsa AEK barazoi në mintutën e 52' me penalltinë e Trickovskit, megjithatë Batshuayi shënoi golin e fitores.

GRUPI D
Royale Union gjithnjë e më shumë zbulimi i këtij Europa League: Barazzim 3-3 me Braga-n dhe vendi i parë.

GRUPI F
Në grupin e Lazios përfundon 2-2 takimi mes Feyenoord dhe Midtjylland. Miqtë kaluan në avantazh me Martinez në të 16', por mes pjesës së parë dhe të dytë Timber dhe Hancko përmbysin rezultatin në të 32' dhe 48'. Kapiteni Sviatchenko firmos 2-2 kokë në minutën e 59-të. Të dy skuadrat shkojnë në pesë pikë.

GRUPI G
Freiburgu me pikë të plota pas katër ndeshjesh dhe shkon në turin tjetër, fitorja e sotme 4-0 ndaj Nantes ishte vendimtare. Golat nga Kubler në pjesën e parë dhe Gregoritsch në minutën e 71-të, ndërsa Schade dhe Jeong ëoo-Yeong realizuan pokerin në 82 dhe 87. Gjermanët ende nuk janë të sigurt për vendin e parë, por 0-0 mes Qarabag dhe Olympiakos i jep ekipit gjerman më tepër qetësi.

E.Ç (Dosja.al)

europa league roma

Sondazh

Poll