Sport

Edhe FIFA ‘pro’ një fondi, për viktimat në kantieret e Kupës së Botës në Katar...

FIFA tha për herë të parë se është “e interesuar” për krijimin e një fondi kompensimi për viktimat e aksidenteve në punë në kantieret e Kupës së Botës në Katar, këtë të enjte.

14 Tetor 2022, 07:06 Nga DOSJA
Edhe FIFA ‘pro’ një fondi, për viktimat në kantieret
Thuhet se 6500 punëtorë kanë vdekur në Katar gjatë ndërtimit të stadiumeve për Kupën e Botës

ZVICER - Ndërsa Federata Franceze (FFF) është treguar tashmë në favor të projektit të Amnesty International, edhe FIFA tha gjithashtu se ishte "e interesuar" për krijimin e një fondi për kompensimin e viktimave të aksidenteve në punë, në kantieret për Kupën e Botës në Katar, e cila do të fillojë pas pak më shumë se një muaji (20 nëntor-18 dhjetor).

“Është e rëndësishme të përpiqemi të shohim që kushdo që ka pësuar një dëmtim, si pasojë e pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës, ai në një farë mënyre duhet të kompensohet”,- deklaroi këtë të enjte Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i Kupës së Botës në Katar, para parlamentarëve të Këshilli i Europës, gjatë një seance dëgjimore për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Katar.

Ideja e një fondi kompensimi për punëtorët që punonin në kantieret e konkursit është sjellë muajt e fundit nga disa organizata të të drejtave të njeriut, të cilat u kanë bërë thirrje sponsorëve të Kupës së Botës që të mbështesin nismën. Katari ka vendosur sisteme të kompensimit të punëtorëve, por këto masa kanë qenë të ngadalta dhe nuk kanë përfituar të gjithë, sipas OJQ-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll