Sport

Dhoma e zhveshjes së PSG nuk e duron më Mbappe-n, vetëm 4 lojtarë i kanë qendruar 'besnikë'

Re shumë të zeza vazhdojnë të rrinë pezull në dhomat e zhveshjes së PSG dhe sfondi vazhdon të shfaqet në një situatë që po merr tipare gjithnjë e më groteske.

13 Tetor 2022, 18:51 Nga DOSJA

Dhoma e zhveshjes së PSG nuk e duron më Mbappe-n, vetëm 4

PARIS- Re shumë të zeza vazhdojnë të rrinë pezull në dhomat e zhveshjes së PSG dhe sfondi vazhdon të shfaqet në një situatë që po merr tipare gjithnjë e më groteske. Protagonist, si gjithmonë, është Kylian Mbappè. Pas thashethemeve për një kërkesë për shitje në janar nga francezi dhe mohimeve të drejtorit sportiv Campos, L'Equipe mendoi këtë herë të hidhte benzinë mbi zjarrin, sipas të cilit sulmuesi ka humbur mbështetjen e shumicës të shokëve të skuadrës. Në fakt, vetëm 4 prej tyre do t’i kishin qëndruar “besnikë”…

Spanjollët në skuadër, si dhe kapiteni Marquinhos, do të ishin gjithashtu të zemëruar nga fuqia që Mbappè ka fituar në periudhën e fundit. Kështu baza mbështetëse e sulmuesit po zvogëlohet gjithnjë e më shumë: tani, sipas të përditshmes sportive, ai ka mbështetjen vetëm të shokëve të skuadrës si Presnel Kimpembe, Nordi Mukiele dhe Hugo Ekitike, si dhe Achraf Hakimi.

Fajin e ka edhe karakteri i 23-vjeçarit: “Një ditë mbërrin në kampin stërvitore, buzëqesh, bën shaka e përshëndet të gjithë dhe të nesërmen vjen pa thënë asnjë fjalë, duke mos parë askënd. Dhe kështu ka qenë që nga fillimi i sezonit”, ka thënë një burim nga klubi.Me pak fjalë, dhoma e zhveshjes së PSG-së është një bombë me sahat e gatshme të shpërthejë dhe domosdoshmërisht një lojtar do të duhet të largohet nga Parisi. Kush do të jetë i sakrifikuar?

E.Ç (Dosja.al)

psg mbappe

Sondazh

Poll