Sport

Ballkani bën mrekulli në pjesën e parë, por përmbyset nga Sivasspor për nëntë minuta, në 'Fadil Vokrri' fitojnë turqit

Duhet të ishte ndeshja e Ballkanit por nuk rezultoi kështu. Pas fitores në Turqi, kampionët e Kosovës kishin të gjitha mundësitë për të mposhtur Sivassporin në Prishtinë, por që skuadra e Dajës u dorëzua për 9 minuta.

13 Tetor 2022, 22:59 Nga DOSJA

Ballkani bën mrekulli në pjesën e parë, por përmbyset

KOSOVË- Duhet të ishte ndeshja e Ballkanit por nuk rezultoi kështu. Pas fitores në Turqi, kampionët e Kosovës kishin të gjitha mundësitë për të mposhtur Sivassporin në Prishtinë, por që skuadra e Dajës u dorëzua për 9 minuta. Sa i takon pjesës së parë, të besuarit e trajnerit Ilir Daja e nisën disi si të ngurtë sfidën, megjithatë me kalimin e minutave vendasit morën frenat e lojës në dorë.

Në minutën e 36' Thaçi do të shënonte për Ballkanin. Në pjesë e dytë, Sivasspor rriti ndjeshëm ritmin dhe në të 72-tën gjeti golin e barazimit pas një goditje me kokë të Hakan.Nëntë minuta më pas, turqit goditën sërish këtë herë me Angielskën që devijoi saktë në rrjetës e Frashërit një top në brendësi të zonës.

Ballkani provoi të reagonte, por miqtë rezistuan dhe në fund dolën me tre pikë. Pas kësaj disfate, Ballkani renditet në vendin e fundit të Grupit G në Conference League me katër pikë pas katër ndeshjeve të luajtura, ndërsa Sivasspor merr kreun pasi prek kuotën e shtatë pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

ballkani sivasspor

Sondazh

Poll