Sport

Totti në kërkim të orave Rolex nga ish-bashkëshortja, Ilary e ka të qartë se çfarë do nga ish-kapiteni

Telenovela e Tottit dhe Ilary Blasit zgjerohet me një kapitull të ri.

13 Tetor 2022, 21:13 Nga DOSJA

Totti në kërkim të orave Rolex nga ish-bashkëshortja, Ilary

ITALI- Telenovela e Tottit dhe Ilary Blasit zgjerohet me një kapitull të ri. Duket se nga garderoba e Ilary nuk janë zhdukur vetëm çantat shumë të shtrenjta “Chanel”, por edhe disa këpucë. Sipas gazetës “Il Messaggero”, garderoba e Ilary në shtëpinë e Totti në fakt ishtezbrazur.

Aty mungonin nga fustanet deri te sandalet e stilistëve Jimmy Choo, Chanel, Le Silla, Casadei; një sasi e madhe atletesh të markës Gucci me vlerë mijëra euro. Të gjitha të sekuestruara nga ish-futbollisti i Romës në përpjekje për të rikthyer Rolex e tij të dashur. Historia ka përfunduar në dyert e gjykatës civile të Romës, ku seanca e parë do të zhvillohet më 14 tetor.

E.Ç (Dosja.al)

totti ilary blasi

Sondazh

Poll