Sport

Britma dhe gjak, Real Madrid publikon videon e dëmtimit të Rudiger! Ja çfarë ndodhi në dhomë e zhveshjes (video)

Pamje të tmerrshme tregojnë dëmtimin e pësuar nga Antonio Rudiger, i cili u largua nga fusha gjatë ndeshjes kundër Shakhtarit pasi shënoi golin e barazimit.

13 Tetor 2022, 19:18 Nga DOSJA

Britma dhe gjak, Real Madrid publikon videon e dëmtimit të  Rudiger!

SPANJË- Pamje të tmerrshme tregojnë dëmtimin e pësuar nga Antonio Rudiger, i cili u largua nga fusha gjatë ndeshjes kundër Shakhtarit pasi shënoi golin e barazimit. Mbrojtësi i Real Madrid u përplas me portierin ukrainas Trubin, duke marrë një plagë të thellë në ballë. Ajo që publiku nuk pa, megjithatë, është ajo që ndodhi në dhomat e zhveshjes: gjak, britma, imazhe të tmerrshme.

Ish-mbrojtësi i Romës tashmë ishte mjekuar në dhomat e zhveshjes së Pepsi Arena në Varshavë: ka qenë vetë Real Madrid që ka publikuar videon e ndërhyrjes së mjekëve të klubit në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë gjithashtu shqetësimin dhe tmerrin e shokëve të skuadrës, nga Alaba te Kroos, si dhe dhimbjen që ka pësuar vetë Rudiger, siç shihet (dhe dëgjohet) në video.

Fatmirësisht, siç bëri të ditur Ancelotti në konferencën për shtyp, mbrojtësi tani është më mirë, por ato momente frike do të mbeten të gdhendura në mendjet e të gjithë tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

rudiger real madri

Sondazh

Poll