Sport

E.LEAGUE/ Lazio me 10 lojtarë merr 1 pikë ndaj Sturm Graz, McTominay shpëton Man.United ndaj Omonia-s

Në Europa League, Lazio-Sturm Graz përfundon me shifrat 2-2. Rezultat që lejon skuadrën e Sarrit të shkojë në kuotën e 5 pikëve pas katër ndeshjes të luajtura në grupin F që i sheh të gjitha skuadrat me të njëjtën kuotë pikësh.

13 Tetor 2022, 23:09 Nga DOSJA

E.LEAGUE/ Lazio me 10 lojtarë merr 1 pikë ndaj Sturm Graz, McTominay

EUROPË- Në Europa League, Lazio-Sturm Graz përfundon me shifrat 2-2. Rezultat që lejon skuadrën e Sarrit të shkojë në kuotën e 5 pikëve pas katër ndeshjes të luajtura në grupin F që i sheh të gjitha skuadrat me të njëjtën kuotë pikësh.

Lojë e vështirë në Olimpico, nervoz dhe që Lazio arrin ta zhbllokojë duke luajtur pjesën e parë me kundërsulme dhe vetëm në minutën e 45' me penallti Immobile shënoi golin e avantazhit, por vetëm një minutë nga ky moment, mbrojtësi i Lazios, Lazzari largohet me karton të kuq dhe loja ndryshon në pjesën e dytë.

Boving barazoi në minutën e 56-të për Sturm Graz-in, më pas austriakët provuan fitoren me tentativa të shumta nga distanca para se të pësonin me Pedron, ndërsa Siebenhandl do të barazonte në minutën e 83'. Manchester United ia doli të marrë fitoren në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” morën 3 pikët në takimin ndaj Omonias që u mbyll me rezultatin 1-0.

Skuadra e Ten Hag pati disa raste të mira për të shënuar, por shpërdoroi shumë. Ndërsa në minutën e 90+3’ McTominay i dhuroi fitoren ekipit të tij. Rezultatet e takimeve të tjera janë këto.

E.LEAGUE/ Lazio me 10 lojtarë merr 1 pikë ndaj Sturm Graz, McTominay

E.Ç (Dosja.al)

europa league manchester united

Sondazh

Poll