Sport

Messi pëlqen postimin e Lautaros, tifozët e Barcelonës revoltohen me argjentinasin: “Tradhtar”

Leo Messi përfundon në qendër të vëmendjes së tifozëve të tij të vjetër të Barcelonës për një like në një postim të Lautaro Martinez pas paraqitjes së shkëlqyer të Interit në Camp Nou.

13 Tetor 2022, 17:49 Nga DOSJA

Messi pëlqen postimin e Lautaros, tifozët e Barcelonës revoltohen

SPANJË- Leo Messi përfundon në qendër të vëmendjes së tifozëve të tij të vjetër të Barcelonës për një like në një postim të Lautaro Martinez pas paraqitjes së shkëlqyer të Interit në Camp Nou. "Zemër, personalitet, përulësi. #Forzainter", ishte postimi i mëngjesit të sotëm nga sulmuesi për të cilin ka reaguar miku dhe shoku i tij i përfaqësueses.

Në rrjetet sociale, tifozët kanë shprehur të gjithë zhgënjimin ndaj ish-idhullit. “Ai është thjesht një tradhtar i paturpshëm”, akuzoi një tifoz. "Kjo është ajo që dua të them kur them se ky djalë është një mercenar, i bën jehonë një kundërshtari."

Messi pëlqen postimin e Lautaros, tifozët e Barcelonës revoltohen

Barcelona mund t'i japë lamtumirën Championsit për të dytin vit radhazi. Një eventualitet me të cilën tifozët nuk janë mësuar, që e bën edhe më të dhimbshëm qëndrimi i Messit. Dyert për La Pulce janë gjithmonë të hapura, aq sa në Argjentinë nuk kanë dyshime se verën e ardhshme Leo do të kthehet në Katalonjë.

Por ky gjest i vogël dhe i padëmshëm nuk kaloi pa u vënë re në Barcelonë, duke qenë se Messi preferoi dashurinë për veten dhe shokun e tij të kombëtares sesa klubin ku lindi dhe me të cilin fitoi gjithçka.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona messi

Sondazh

Poll