Sport

VIDEO/ Prezantohet kënga "Light the sky", videoklipi i ri i Kupës së Botës ‘Katar 2022’…

Kënga "Light the sky", e realizuar nga katër këngëtarë ikona në botën arabe, nxjerr në pah femrat që do të jenë arbitre gjatë turneut.

13 Tetor 2022, 17:27 Nga DOSJA

VIDEO/ Prezantohet kënga "Light the sky", videoklipi i ri i

KATAR - Botërori i futbollit është i lidhur edhe me muzikën. Kjo, në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor) nuk është përjashtim nga tradita, tani pas këngës "Light the sky" ("Ndriçoni qiellin"). 

Ky titull është rezultat i bashkëpunimit të paprecedentë midis katër prej këngëtarëve më emblematikë në botën arabe: këngëtares nga Emiratet e Bashkuara, Balqees, sensacionit kanadezo-maroken Nora Fatehi, superyllit irakian Rahma Riad dhe kantautorit maroken të vlerësuar me çmime Manal.

VIDEO/ Prezantohet kënga "Light the sky", videoklipi i ri i

Videoja muzikore për këtë këngë tërheqëse, e publikuar të premten e kaluar, përmban gjashtë gjyqtare femra: Stéphanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni), si dhe asistentet Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (Shtetet e Bashkuara), të cilat do të gjykojnë në Katar me rastin e këtij Botërori të parë të kontestuar në botën arabe.

"Light The Sky" është pjesa e katërt në kolonën zanore zyrtare, pas "Hayya Hayya", "Arhbo" dhe "Bota është e jotja për ta marrë". Singlat e tjera do të zbulohen para fillimit të botërorit.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll