Sport

Ballkani për triumfin e radhës ndaj Sivasspor! Interesim i jashtëzakonshëm, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen

Ditën e enjte, Ballkani do të luajë takimin e radhës në Conference League.

13 Tetor 2022, 13:14 Nga DOSJA

Ballkani për triumfin e radhës ndaj Sivasspor! Interesim i

KOSOVË-  Ditën e enjte, Ballkani do të luajë takimin e radhës në Conference League. Djemtë e Ilir Dajës do sfidojnë sërish Sivassporin, kundërshtar ndaj të cilit arritën suksesin e parë në historinë e klubit dhe të futbollit dardan në një duel grupesh në Europë. Në një njoftim në rrjetet sociale, klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat.

Afërsisht janë 12 mijë e 500 bileta, aq sa është kapaciteti i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Kujtojmë që Sivasspor nuk do të ketë në dispozicion plot 5 lojtarë, një faktor që ndihmon ekipin e Dajës për të arritur një tjetër triumf.

E.Ç (Dosja.al)

conference league ballkani sivasspor

Sondazh

Poll