Sport

Juventus, tifozët kundër lojtarëve dhe Agnellit: "Allegri kurrë nuk jep dorëheqjen"

Vazhdon zemërimi i tifozëve të Juventusit pas humbjes në Champions League ndaj Maccabi Haifa. Dy pankarta u shfaqën jashtë stadiumit duke mbrojtur Allegrin dhe duke bërë fajtor për këtë gjendje lojtarët dhe presidentin Agnelli.

13 Tetor 2022, 12:31 Nga DOSJA

Juventus, tifozët kundër lojtarëve dhe Agnellit: "Allegri

ITALI-Vazhdon zemërimi i tifozëve të Juventusit pas humbjes në Champions League ndaj Maccabi Haifa. Dy pankarta u shfaqën jashtë stadiumit duke mbrojtur Allegrin dhe duke bërë fajtor për këtë gjendje lojtarët dhe presidentin Agnelli.  "Zoti Allegri mos jepni kurrë dorëheqjen! Kush shkon kundër ... nuk është i denjë për këtë fanellë", shkruhet në të parën ndërsa i dyti thotë "Agnelli largohu".

Në katër transferta të këtij sezoni në Serinë A, Juventus nuk ka marrë asnjë fitore ndërsa ka pësuar dy humbje dhe ka regjistruar dy barazime. Shumë pak për një ekip që sezonin e nisi me objektiva maksimalë ndërsa ecurinë negative jashtë shtëpisë, italianët e kanë përcjellë edhe në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

champions league juventus

Sondazh

Poll