Sport

Bastoni tallet sërish me Barcelonën: tani një me karrocë dore… Shikojeni videon!

"Të luash në ‘Camp Nou’ nuk është aspak stresuese,"- ka shkruar qendërmbrojtësi i Interit, duke postuar një video të Barellës, në një karrocë dore të shtyrë nga Dimarco, pasi Barça fitoi.

13 Tetor 2022, 12:05 Nga DOSJA

Bastoni tallet sërish me Barcelonën: tani një me karrocë

ITALI - Alessandro Bastoni, i cili zemëroi tifozët e Barcelonës me një fotografi pas  fitores 1-0 të Interit në Milano kundër Barcelonës, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League, tallet sërish me ekipin katalan pas barazimit 3-3 në qytetin e tyre.

"Të luash në ‘Camp Nou’ nuk është aspak stresuese,"- shkruan Bastoni, duke postuar një video në historitë e tij në Instagram, ku Nicolò Barella u shtetit me një karrocë dore të shtyrë nga Federico Dimarco.

Pas ndeshjes së parë, qendërmbrojtësi italian zemëroi tifozët e Barcelonës, duke postuar një foto në Instagram, në të cilën shihej duke luftuar për topin, ndërsa tërhiqte zvarrë lojtarin e Barcelonës, Gavi nëpër fushë, i cili në të njëjtën kohë e kapi për jakën e fanellës. “Fitore e zemrës dhe karakterit”,- ka shkruar Bastoni në foton e tij me Gavi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alessandro Bastoni (@alessandrobastoni)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll