Sport

‘Hat-trick’, mbrëmja e të gjitha rekordeve për egjiptianin Mohamed Salah të "Reds'…

Kundër Glasgow Rangers, i shpartalluar në fushë nga Liverpool (1-7), sulmuesi egjiptian shënoi trisin e golave më të shpejtë në historinë e Champions League...

13 Tetor 2022, 10:00 Nga DOSJA

‘Hat-trick’, mbrëmja e të gjitha rekordeve për

ANGLI - Duke hyrë në minutën e 68-të të takimit mes Glasgow Rangers-Liverpool (1-7), Mo Salah jetoi mbrëmjen e të gjitha rekordeve në nivel personal. Lojtari i kombëtares egjiptiane që luan për ‘Reds’ shënoi ‘hat-trickun’ më të shpejtë në historinë e Champions League, në 6 minuta dhe 12 sekonda. 

Shënues në minutën e 76-të, pas një pasimi vendimtar nga Diogo Jota, ai realizoi përsëri katër minuta më vonë (80’), përsëri pas një shërbimi të shokut të tij portugez. Ndërsa një minut më vonë (81’), ai i ofroi vetes një ‘hat-trick’ të mrekullueshëm!

Falë këtyre tre golave, Mohamed Salah u ngjit në kuotën e 45 golave të realizuar në Champions League, duke u bërë edhe shënuesi më i mirë afrikan në këtë kompeticion. Ai parakalon kështu Didier Drogba, i cili dhe shënuesi më i mire afrikan për një klub anglez në Champions League. 

Rendimenti i Mohamed Salah në këtë ndeshje ishte maksimal, duke pasur parasysh kohën e ulët të lojës në fushë: 22 minuta të luajtura, 9 topa të goditura, 4 goditje në portë, 3 gola!

‘Hat-trick’, mbrëmja e të gjitha rekordeve për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll